10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

100 VJET NGA LUFTËRAT E BALLKANIT

Më të lexuarat

Në Stamboll të Turqisë u zhvillua Simpoziumi Ndërkombëtar i Luftërave të Ballkanit.

Luftërat e Ballkanit që kanë ndikuar në formimin e strukturës etnike, fetare dhe kulturore të Anadollit si dhe emigrimet e përjetuara për shkak të këtyre luftërave, u diskutuan nga 25 shkencëtarë prej 11 vendesh.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Idris Naim Shahin që mori pjesë në Simpozium, tha se studimi i historisë së përbashkët të vendeve ballkanike duke qenë asnjanëse, do të ndihmonte në njohjen më mirë të njëri-tjetrit dhe do të kontribuonte në paqen e rajonit.

Luftërat e Ballkanit që ishin një prej dramave më të mëdha të njerëzimit të historisë së afërt, u shqyrtuan në një simpozium në 100 vjetorin e tyre.

Simpoziumi i organizuar prej Qendrës së Kërkimeve Islamike, Historike, Artistike dhe Kulturore, Bashkisë së Zejtinburunit dhe Universitetit Sabahattin Zaim në Stamboll, u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministrave të vendeve të Ballkanit.

Ministri i Administrimit Publik të Kosovës, Mahir Jaëxhëllar (Mahir Yağcılar) në fjalën që mbajti shpjegoi dëshirën që vendet e Ballkanit, të jetojnë në unitet.

Edhe Ministri i Shtetit të Maqedonisë, Nadi Nezir tha se turqit e Rumelisë ashtu si në të shkuarën, edhe në ardhmen do të jenë pranë Turqisë dhe shtoi se në Ballkan ka ndryshuar koncepti turk.

Ministri i Shtetit të Malit të Zi, Rafet Husoviç tha se ambienti i mirëqenies, paqes dhe qetësisë së vendeve të Ballkanit do të mund të sigurohet vetëm me përforcimin e bashkëpunimit me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit