3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“100 mln euro kush martohet me vajzën time lesbike”

Më të lexuarat

Miliarderi që ofroi 50 milionë euro për këdo që do të konvertonte në heteroseksuale vajzën e tij lesbike dyfishoi ofertën, pasi 20 mijë kandidatët e parë të regjistruar dështuan në misionin e tyre.

Cecil Chao vendosi të rrisë ofertën pasi mijëra kandidatë për dhëndër nuk arritën të bindnin vajzën e tij Gigi që të martohej me ta.

77-vjeçari nga Hong Kongu vazhdon të këmbëngulë që e bija është beqare, ndonëse ajo u martua me partneren e saj Sean Eav dy vjet më parë.

Pavarësisht kësaj martese, Gigi ka pranuar që të njihet me kandidatët e babait, me kushtin që nëse dikush do të martohet me të vërtetë me të në të ardhmen, ai të dhurojë një pjesë të mirë të pasurisë për bamirësi.

Megjithatë, 34-vjeçarja ka bërë të qartë që shanset që dikush t’ia dalë mbanë, janë të krahasueshme me ato të fitimit të një llotarie…

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit