10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

100 METODA PËR TA NDIHMUAR MUHAMMEDIN, ALEJHI SELAM

Më të lexuarat

Pas talljes dhe nënçmimit te Pejgamberit, Alejhi selam, ne mjetet e informimit nga armiqtë ne Danimarke dhe Norvegji, neve e kemi obligim qe t’i kundërshtojmë dhe t’ua demantojmë këto shpifje dhe marrëzi me mjete te ndryshme, lokale apo te tjera qofshin.

Prej mjeteve dhe metodave, me te cilat mund t’i dalim krah Muhammedit, Alejhi selam janë edhe këto:

Shtylla e pare e Islamit është: “Dëshmia se nuk meriton te adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij”. Realizimi i pjesës se dyte, qe siç pame është: “dëshmia se Muhammedi është i dërguar i Allahut” behet nëpërmjet pikave vijuese:

1. Vërtetimi dhe nxënia bese Pejgamberit, Alejhi selam, ne çdo qe ka lajmëruar, e para prej te cilave është: ai është i dërguar i Allahut tek xhinët dhe njerëzit qe ta kumtoje shpalljen e Zotit me Kur’an dhe Sunnet, te cilët përfshijnë fenë islame si dhe lajmi se Allahu nuk pranon tjetër fe përveç Islamit.

2. Respektimi, pajtimi me gjykimin e tij, nënshtrimi total, nënshtrimi programit te tij dhe pasimi i tij duke hedhur pas shpine çdo gjë tjetër përveç tij.

3. Dashuria për te me shume se sa për femiun, prindin dhe vetveten, gjë qe vetvetiu përcakton nderimin, respektimin, përkrahjen, mbrojtjen dhe lidhjen për asaj, qe ai e solli.

çdo mysliman e ka obligim qe te nxitoje dhe ta realizoje këtë botëkuptim te dashurisë, ne mënyrë qe besimi i tij te jete korrekt, te realizohet pjesa e dyte e dëshmisë madhore ne Islam, te pranohet dëshmia e tij se Muhammedi është i dërguar i Allahut, sepse hipokritet kane thënë: “Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu)”. (Munafikun, 1), por megjithatë dëshmia e tyre nuk iu beri dobi sepse ata harruan zemrën, thelbin, esencën dhe domethënien e kësaj fraze.

Ne vijim vëlla do t’i cekim disa opsione, nëpërmjet te cilave kemi mundësi te punojmë ne përputhje me këtë dashuri. çdo kush prej nesh, sipas mundësisë dhe pozitës qe ka, e ka obligim t’ia njoh dhe ruaj Pejgamberit, Alejhi selam, këtë te drejte, pra mbrojtjen e tij nga akuzat dhe sulmet grindavece, qofte edhe duke flijuar për te evladët, prindërit, vetët dhe pasuritë tona.

 

Se pari: Opsionet ne shkalle individuale:

1. Meditimi i argumenteve prerëse te pejgamberllekut (dërgimit) te tij se ai është i dërguari i Allahut tek te gjitha botet, se Kur’ani Kerim është baze e pejgamberllekut te (revelatës se) tij dhe (meditimi i) argumenteve, te cilat i përmban ai dhe te cilat vërtetojnë bindshëm këtë gjë.

2. Mësimi i argumenteve kur’anore, atyre te sunnetit dhe ixhmait (koncenzusit te myslimaneve), te cilat udhëzojnë ne obligueshmerine e respektimit dhe nënshtrimit Pejgamberit, Alejhi selam si dhe ne urdhërimin për pasimin e tij.

3. Dituria se Allahu, subhanehu ve teala, e ruan sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe këtë nëpërmjet punës se shkëlqyer te dijetareve islame përgjatë historisë. Këta dijetare, Allahu ua shpërbleftë mundin me Xhennet, sqaruan thëniet e vërteta nga shpifjet duke i kodifikuar këto thënie ne baze te parimeve me te thukta (një prej te cilave është edhe senedi, zingjiri i transmetuesve), me te cilat veçohet ky ummet nga ummetet tjera.

4. Ndijimi i dashurisë për te ne zemra duke përkujtuar cilësitë dhe virtytet e tij fisnike, morale apo natyrore qofshin, leximi i jetëpërshkrimit te tij moral dhe natyrore (anës fizionomike) dhe (ndijimi) se ne personalitetin e tij janë gërshetuar përsosmëria njerëzore dhe morale.

5. Përkujtimi i vlerës dhe bamirësisë se tij te madhe ndaj nesh, sepse ai na e kumtoi fenë e Allahut, subhanehu ve teala ashtu siç është me se miri, e plotësoi dhe përsosi atë. Pejgamberi, Alejhi selam, kumtoi shpalljen (revlaten), kreu emanetin, këshilloi ummetin…

6. Adresimi i çdo te mire, e kësaj bote apo e ahiretit qofte, pas Allahut Pejgamberit, Alejhi selam, sepse ai na udhëzoi ne te mire andaj Allahu e shpërbleftë prej nesh me mire se sa qe është shpërblyer ndonjë pejgamber nga populli i tij.

7. Përkujtimi se Pejgamberi, Alejhi selam, ishte i mëshirshëm, bute dhe kureshtar për ummetin e tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: ” Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre”. (Ahzab, 6)

8. Studimi i ajeteve dhe haditheve, te cilat bëjnë fjale për pozitën dhe gradën e larte te tij tek Allahu, Krijuesi i tij, pastaj dashurinë dhe nderimin me te larte te Allahut për te.

9. Përmbajtja urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala ndaj nesh për ta dashur, madje jo vetëm për ta dashur por edhe për t’i dhënë përparësi dashurisë për te ndaj dashurisë qe ndiejmë për vete. Thotë Pejgamberit, Alejhi selam,: “Askush prej jush nuk do ta këtë besimin e plote derisa unë te mos jem tek ai me i dashur se sa vetja, fëmiu, prindi i tij dhe tere njerëzit”.

10. Përmbajtja urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala ndaj nesh qe te jemi te sjellshëm me te dhe me sunnetin (traditën e tij). Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju”. (Huxhurat, 2), pastaj: “Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut., All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh”. (Huxhurat, 3), pastaj: ” Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit”. (Nur, 63)

11. Nënshtrimi urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala për përkrahjen dhe mbrojtjen e Pejgamberit, Alejhi selam, nga çdo gjë e lige qe i kërcënohet, apo e mete qe i shpifet, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala,: “Që ju (njerëz) t’i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respeketoni,”. (Fet’h, 9)

12. Vendosmëria e sinqerte dhe e përhershme për ta përkrahur dhe mbrojtur atë.

13. Përkujtimin e shpërblimit te madh ne boten tjetër, ahiret, për atë qe realizon këtë dashuri te ndërsjellë ashtu siç kërkohet. Madje jo vetëm kaq, por i tilli do te jetë shoqërues i Pejgamberit, Alejhi selam, ne Xhennet dhe këtë bazuar ne thënien apo garancen e Pejgamberit, Alejhi selam, ” Ti do te jesh me atë/a qe i do!”, te cilën ia garantoi atij qe kishte thënë: “Unë e dua Allahun dhe te dërguarin e tij!”.

14. Kureshtja dhe kërshëria për te dërguar salavate mbi Muhammedin, Alejhi selam çdoherë qe ai përmendet, pas ezanit, ne ditën e premte, ne çdo kohe, për hire te shpërblimit te madh te kësaj dhe pozitës se madhe te Pejgamberit, Alejhi selam, tek ne.

15. Leximi i jetepershkrimit te vërtetë te Pejgamberit, Alejhi selam, duke u ndaluar ne ndodhi dhe raste, prej te cilave përfitojmë urtësi dhe këshilla, duke u munduar ne te njëjtën kohe t’i lidhim ato me jetën dhe aktualitetin tone.

16. Te mësuarit e sunnetit te tij, duke lexuar thëniet (hadithet) e tij te vërteta, duke kuptuar domethënien e tyre, duke përkujtuar mësimet profetike, te cilat shtjellohen ne këto thënie, qofshin urtësi te shndritshme, virtyte morale te larta, adhurim komplet për Allahun, subhanehu ve teala, apo nënshtrim absolut Krijuesit te Vetëm.

17. Pasimi i tere sunnetit te tij, duke i dhënë përparësi asaj qe është me e domosdoshme.

18. Kureshtja për ta pasuar Pejgamberin, Alejhi selam, edhe ne gjera te lejuara (mustehabe), qofte edhe njëherë ne jete…

19. Largimi dhe kujdesi nga tallja me diç prej sunnetit te tij.

20. Gëzimi me përhapjen dhe zbatimin e sunnetit te tij ne mesin e njerëzve.

21. Pikëllimi për shkak te mbetjes ne errësirë te disa sunneteve te tij, te cilat ende nuk panë dritën ne mesin e veprave te njerëzve.

22. Urrejtja e çdo kritikuesi Pejgamberin, Alejhi selam, apo sunnetin e tij.

23. Dashuria për familjen e tij, gratë dhe pasardhësit e tij si dhe te afruarit tek Allahu, subhanehu ve teala, me dashurinë për ta. Kjo për hire te afërsisë se tyre tek Pejgamberi, Alejhi selam, dhe për hire te Islamit te tyre, respektivisht, mbajtjes për tij. Për ata, qe janë gabimtare prej tyre, neve duhet te jemi kureshtar t’i udhëzojmë ne udhëzimin e Muhamemdit sepse udhëzimi i tyre për Pejgamberin, Alejhi selam, është me i dashur se sa udhëzimi i te tjerëve, siç i ka thënë Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, Abbasit, xhaxhait te Pejgamberit, Alejhi selam,: ” Ndal o Abbas! Hyrja jote ne Islam atë dite kur ti hyre, për mua ishte me e dashur sesa te hynte Hattabi (babai im). Këtë jo për tjetër, përveç se unë e dija se hyrja jote ne Islam për Pejgamberin, Alejhi selam, ishte me e dashur se sa hyrja e Hattabit”.

24. Trajtimi i familjareve te Pejgamberit, Alejhi selam, ashtu siç na ka porositur Pejgamberi, Alejhi selam,: “Ua përkujtoj Allahun ne familjaret e mi!”. (Këtë e tha tri here).

25. Dashuria për shokët e Pejgamberit, Alejhi selam, nderimi i tyre si dhe besimi i vlerës se tyre ndaj atyre qe erdhën me pas ne dituri, pune dhe pozite tek Allahu, subhanehu ve teala.

26. Dashuria për dijetaret si dhe respektimi i tyre. Këtë për hire te pozitës dhe lidhjes se tyre me trashëgimin e Pejgamberit, Alejhi selam, (diturinë), sepse dijetaret janë trashëgimtarë te pejgamberëve dhe kështu, ata kane te drejte ne respekt dhe nderim. Kjo është e drejte e Pejgamberit, Alejhi selam, ndaj ummetit te tij.

 

Se dyti: Opsionet ne nivel familjar dhe shoqëror:

27. Edukimi i fëmijëve për dashuri ndaj Pejgamberit, Alejhi selam.

28. Edukimi i fëmijëve për ta pasuar Pejgamberin, Alejhi selam, ne çdo gjë.

29. Blerja e librave, qe shtjellojnë jetën e tij.

30. Blerja e disqeve apo kasetave, qe përmbajnë ligjërata rreth jetës se tij.

31. Blerja e filmave elektronik, te cilët kane karakter fetar dhe përmbajnë program te pastër edukativ.

32. Mbajtja e një ligjërate javore ne familje rreth jetës se Pejgamberit, Alejhi selam.

33. Pasimi i burrit ne marrëdhëniet dhe raportet familjare Pejgamberin, Alejhi selam.

34. Nxitja dhe stimulimi i fëmijëve për nxënien përmendësh te lutjeve profetike dhe zbatimin e tyre.

35. Nxitja e fëmijëve për te ndare një pjese te shpenzimeve te tyre ditore për hire te zbatimit praktik te disa haditheve, siç janë ato rreth përkujdesjes për jetimin, dhënien ushqim te varfërve si dhe ndihmësen nevojtareve.

36. Bërja shprehi fëmijëve përdorimin e urtësive profetike ne hadithe, siç është hadithi: “Besimtari është i mençur, i zgjuar”, pastaj: “Besimtari nuk thumbohet nga një vrime dy here”, pastaj: “Lehtësoni e mos vështirësoni”.

37. Mbajtja e kuizeve familjare për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam.

38. Prezantimi i familjes me jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe atë nëpërmjet nismës: “Një dite ne shtëpinë e Pejgamberit, Alejhi selam”.

 

Se treti: Opsionet ne nivel sektorësh dhe te punësuarish ne to:

39. Mbjellja e dashurisë për Pejgamberin, Alejhi selam, ne zemrat e nxënësve dhe atë duke vene ne shesh te drejtën e tij ndaj ummetit islam.

40. Mbajtja e shpeshte e ligjëratave, te cilat kane karakter përshkrues te jetës se tij, alejhi selam.

41. Nxitja e përgjegjësve te arsimit qe te fusin edhe lenden e jetës se Pejgamberit, Alejhi selam, neper shkolla humaniste.

42. Puna ne drejtim te themelimit te departamenteve neper universitete te njohura botërore ku do te mësohej për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam.

43. Nxitja dhe stimulimi i hulumtuesve shkencore qe te bëjnë hulumtime ne jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, për t’i prezantuar me pas punimet e tyre ne forme librash te ndryshme, qofshin nga aspekti i betejave te tij, cilësive te tij, etj.

44. Mbajtja e panaireve shkollore dhe universitare, te cilat pranojnë Pejgamberin, Alejhi selam, duke i kushtuar vëmendje ilustrimit gjeografik te shtrirjes dhe zhvillimit te Islamit.

45. Veçimi i disa pjesëve te frekuentuara te librarive për libra dhe çdo gjë qe ka te beje me jetën e Pejgamberit, Alejhi selam.

46. Përgatitja e enciklopedive akademike, te cilat do te jene si burim për këtë çështje si dhe përkthimi e tyre ne gjuhet e gjalla te botes.

47. Mbajtja e kuizeve vjetore për nxënës dhe nxënëse për punimin me te mire për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, si dhe stimulimi për këtë me shpërblime te konsideruara.

48. Mbajtja e kampeve rinore, ne te cilat do te cilat do te mbjellej dashuria për Pejgamberin, Alejhi selam, dhe mbajtjen për sunnetin e tij.

49. Mbajtja e kurseve përgatitore, te veçanta për përgatitjen e udhëheqësve, pasues te Muhammedit, Alejhi selam.

 

Se katërti: Opsione ne shkalle dijetaresh, imamësh dhe studentesh:

50. Sqarimi i veçorive te revelates se Pejgamberit, Alejhi selam, dërgimit te tij me fe te pastër dhe te lehte, se parim bosht apo kyç ne fenë e tij është udhëzimi i njerëzve për t’i bere adhurim vetëm një Zoti, Allahut, subhanehu ve teala.

51. Ftimi i te gjithë njerëzve ne këtë fe, pa marre parasysh racën apo kombësinë e tyre.

52. Sqarimi i cilësive te tij morale, para dhe pas dërgimit si i dërguar i Allahut, subhanehu ve teala.

53. Sqarimi i virtyteve te tij si dhe veçorive te ummetit te tij me një stil dhe metode te kënaqshme.

54. Sqarimi i qëndrimeve te Pejgamberit, Alejhi selam, ndaj familjes, fqinjëve dhe shokëve te tij.

55. Shpjegimi i raporteve te tij me armiqtë e tij nga ithtarët e librit, politeistet dhe hipokritet.

56. Sqarimi i programit te tij ditor.

57. Veçimi i pjesës se dyte te ligjëratës te se premtes (hytbes) për përkujtimin e disa pjesëve te jetës se tij, e jo rralle edhe mbajtja e ligjëratave komplete me këtë tematike.

58. Komentimi i ajeteve, te cilat flasin pre Pejgamberin, Alejhi selam. Këtë pas leximit te tyre ne namaz dhe atë jo me gjate se 3-5 minuta.

59. Formimi i grupeve për mbajtjen përmendësh te haditheve krahë për krahë me grupet e mbamendesve te Kur’anit Kerim.

60. Përmirësimi i keqkuptimeve te sunetit tek masa e gjere si dhe ftimi ne mbajtjen për sunnetin me një metode te lehte dhe te thjeshte.

61. Përmendja e fjalëve te dijetareve islame për dispozitën e atij, qe etiketon Pejgamberin, Alejhi selam, me ndonjë te mete si dhe domosdoshmërinë e urrejtjes dhe largimit prej tij.

62. Ftimi për kthimin e njerëzve ne praktikimin e fesë dhe atë nëpërmjet prezantimit te disa skenave te jetës misionare te Pejgamberit, Alejhi selam.

63. Kujdesi nga mjete e informimit, tv, radio, elektronike apo te shkruara qofshin, te cilat kalojnë ne ekstremitet ne lëvdimin për Pejgamberin, Alejhi selam, duke sqaruar ajetet dhe hadithet qe ndalojnë këtë, siç është ajeti: ” mos teproni në fenë tuaj”. (Nisa, 171), pastaj hadithi: ” Mos me ngrini mua ashtu siç e kane ngritur te krishterët Isain, te birin e Merjemes!”. Me këtë rast duhet sqaruar formën e dashurisë se sinqerte ndaj Pejgamberit, Alejhi selam.

64. Nxitja e njerëzve për leximin e jetës se Pejgamberit, Alejhi selam, nga resurset bazore, duke ua sqaruar me te rëndësishmet.

65. Demantimi dhe përgënjeshtrimi te gjitha dyshimeve, te cilat çojne pluhur rreth jetës dhe personalitetit te Pejgamberit, Alejhi selam.

 

Se pesti: Opsione ne nivel mendimtarësh, publicistësh dhe gazetaresh

66. Prezantimi i personalitetit te Pejgamberit, Alejhi selam, dhe veçorive te ummetit te tij nëpërmjet botimeve dhe publikimeve si dhe trajtimi i tyre ne manifestime informative dhe gazetareske.

67. Mosbotimi i asgjëje, qe fyen Pejgamberin,Alejhi selam.

68. Kundërvënia informacionit perëndimor dhe çifut si dhe refuzimi dhe demantimi i dyshimeve dhe shpifjeve te tyre për fenë dhe pejgamberin tone, alejhi selam.

69. Mbajtja e konferencave informative dhe shkencore me gazetare dhe mendimtarë jomuslimane, por objektiv, qe për objekt diskutimi, te themi kushtimisht, do te kishin jetën dhe personalitetin e Pejgamberit, Alejhi selam.

70. Botimi i fjalëve miradije te jomuslimaneve për Pejgamberin, Alejhi selam.

71. Mbajtja e takimeve dhe seminareve kulturore, ne te cilat do te zbulohej programi dhe jetepershkrimi i tij, duke treguar aspektet e lidhshmërisë se programit te tij me çdo kohe dhe vend.

72. Përgatitja e kuizeve informative për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, duke caktuar çmime dhe shpërblime për fituesit.

73. Shkruaja e artikujve, tregimeve dhe broshurave, te cilat bëjnë fjale për Pejgamberin, Alejhi selam.

74. Propozimi redaktoreve te gazetave dhe revistave qe te caktojnë një kënd, ne te cilin vazhdimisht do te përmendeshin ajete dhe hadithe, te cilat flasin për obligueshmerine e dashurisë ndaj tij, se dashuria ndaj tij duhet qene para dashurisë ndaj fëmijëve, prindërve, vetëve dhe pasurive tona, se kjo dashuri përcakton doemos nderimin, respektimin dhe nënshtrimin atij si dhe dhënien përparësi fjalës se tij ndaj çdo fjale te çdo krijese tjetër.

75. Propozim kanaleve televizive qe te mbajnë programe te veçanta për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, sjelljen e tij me gratë, fëmijët, shokët, armiqtë e tij, e gjera te tjera, te cilat pasqyrojnë cilësitë e tij morale dhe natyrore.

76. Nxitja e video&audio produksioneve për incizimin dhe xhirimin e videove dhe kasetave, ne te cilat do te prezantohej jeta e Pejgamberit, Alejhi selam, me një stil modern tërheqës.

77. Nxitja e kanaleve televizive, tokësore apo satelitore qofshin, qe te emitojnë filma edukativ për te rinjtë, ne te cilët do te prezantoheshin disa veçori dhe tregime nga tradita e Pejgamberit, Alejhi selam.

 

Se gjashti: Ne nivel te shoqatave bamirëse dhe misionare

78. Themelimi i departamenteve dhe degëve institucionale, ne te cilat do te ngrihej flamuri i përkrahjes se Pejgamberit, Alejhi selam.

79. Pjesëmarrja ne panaire vendore dhe ndërkombëtar, ne te cilat do te prezantoheshin libra dhe produkte kinematografike rreth jetës dhe veçorive te misionit te Muhammedit,Alejhi selam.

80. Veçimi i disa lokaleve te përhershme për shpërndarjen e librave, kasetave dhe broshurave, ne te cilat flitet rreth jetës se Pejgamberit, Alejhi selam.

81. Shpërblimi me çmime te mëdha figurat e njohura, te cilat shërbyen shume sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, duke mbajtur një ceremoni vjetore, ku do te ftoheshin personalitet te larta.

82. Themelimi i nje shtypshkronje, e cila do te botonte libra te jetës se Pejgamberit, Alejhi selam, ne gjuhe te ndryshme, te cilat me pas do te shpërndaheshin anekënd botes, e ne veçanti ne qendra orientalizmi dhe universitete.

83. Themelimi i një reviste ose buletini, i cili do te ishte special për jetepershkrimin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe mësimet islame, nëpërmes te cilave do te prezantoheshin veçoritë e këtij ummeti dhe kësaj feje, te cilën e kumtoi Muhammedi, Alejhi selam.

84. Vënia e sanduqeve bamirëse, te cilat do te përkrahnin materialisht ekspeditat përkrahëse te Muhammedit,Alejhi selam, do te ndihmonin ne botimin dhe përkthimin e librave te jetepershkrimit te Pejgamberit, Alejhi selam si dhe do te formonin faqe islame ne internet, ne te cilat do te flitej për këtë gjë.

 

Se shtati: Opsione ne nivel te pronareve te faqeve te internetit dhe mjeshtreve te tyre

85. Formimi i grupeve, te cilat do te merrnin përsipër prezantimin e veçorive dhe virtyteve te kësaj feje, pastaj qëndrimin e njëjtë te Islamit për te gjithë pejgamberet duke mos bere dallime ndërmjet tyre dhe tema te ngjashme.

86. Formimi i forumeve, te veçanta për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, ne te cilat përveç tjerash do te prezantohej misioni i tij ndërkombëtar.

87. Pjesëmarrje ne dialogje miqësore me jomuslimane si dhe ftimi i tyre për ta studiuar personalitetin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe fenë, me te cilën erdhi.

88. Formimi i emailave, te cilët do t’iu dërgonin anëtareve hadithe dhe këshilla profetike.

89. Përgatitja e punimeve kompjuterike kohe pas kohe për personalitetin e Pejgamberit, Alejhi selam, e sidomos ne raste manifestimesh dhe ceremonish solemne.

90. Shpallja ne qarqet hulumtuese elektronike libra dhe ligjërata rreth jetës se Pejgamberit, Alejhi selam.

 

Së teti: Në nivel të pasurish dhe të qeverive islame:

91. Përkrahja materiale e aktiviteteve rreth jetës se Pejgamberit, Alejhi selam.

92. Botimi i disa fletushkave, ne te cilat paraqiten hadithe dhe këshilla profetike.

93. Kontributi ne themelimin dhe hapjen e stacioneve radio-televizive, revistave, etj, te cilat do ta sqaronin Islamin, pejgamberin e Islamit, Muhammedin, Alejhi selam dhe atë ne gjuhe te ndryshme.

94. Huazimi i hapësirës neper televizione te huaja, për prezantimin e Islamit dhe pejgamberit te Islamit, Muhammedin, Alejhi selam.

95. Themelimi i qendrave, te cilat do te ishin speciale për hulumtime dhe studime te jetës se Pejgamberit, Alejhi selam, dhe përkthimit te saj ne gjuhe te ndryshme.

96. Hapja e muzeve dhe librarive te veçanta për trashëgimin profetike.

97. Hapja e faqeve ne internet, te cilat do te ishin te veçanta për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam.

98. Botimi dhe prodhimi i librave, kasetave, programeve informative, te cilat do te demonstronin virtytet e kësaj feje, te cilën e solli Muhammedi, Alejhi selam, si dhe moralin dhe cilësitë fisnike te kumtuesit te saj, Muhammedit,Alejhi selam.

99. Kontributi ne mbështetjen materiale te kuizeve misionare, te cilat do te interesoheshin vetëm për jetën e Pejgamberit, Alejhi selam, duke mos harruar as rezervimin e një shume te hollash, te ilat do te ishin si mjet nxitës dhe stimulues për këto kuize.

100. Këtë po ta leme ty i nderuari lexues qe ta plotësosh dhe te na e dërgosh neve ne redaksi…

Vëlla mysliman! Motër myslimane! Obligim i çdonjërit prej nesh –aq sa kemi mundësi- është përkrahja dhe ndihmesa Muhammedin, Alejhi selam dhe mu për këtë, e përgatitem këtë udhëzues te shkurtër, ne mënyrë qe askush te mos mbetet i arsyetuar. Le te punojmë te gjithë për përhapjen dhe shpërndarjen e saj! Le t’i ftojmë familjen dhe te gjithë njerëzit nëpërmjet ndejave familjare apo lidhjeve telefonike për përkrahjen dhe ndihmësen Muhammedit,Alejhi selam!!!

Shkroi: Ebu Hejja

Përshtati ne shqip: Sedat Islami/sedatislami.wp

ë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit