14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

100 ditët e Kingut Selman

Më të lexuarat

Mbreti i ri në Arabinë Saudite, Selman bin Abdulaziz, i cili kaloi në fron pas vdekjes së vëllait të tij Abdullah bin Abdulaziz tashmë i ka lënë pas 100 ditë të drejtimit të vendit. Selman në 100 ditët e qeverisjes së tij ka realizuar 2 “stuhi” të cilat janë “Stuhia e Vendosmërisë” kundër Husive në Jemen dhe “Stuhia e Agimit” e cila shënoi riorganizimin në shkallë të gjerë të kabinetit të tij.
 
Mbreti i ri i Arabisë Saudite, Selman është përballur me një sërë problemesh që kur mori drejtimin e fronit më 23 janar. Probleme këto të cila mund ti përmbledhim me dy tema kryesore: një pjesë të politikës së brendshme dhe një pjesë në lidhje me politikën e jashtme. Problematikat e angazhimit në politikën e jashtme të vendit qëndrojnë tek marrja e drejtimit të qeverisë me grusht shteti në Jemen nga Lëvizja Ensarullah (Husi), mbështetja e opozitarëve në Siri dhe normalisht Irani përballë i cili është kundër të dyja këtyre problemeve.
 
Mbreti Selman i cili po mundohet të gjejë lëvizjet kundër hapave të Iranit ndaj ndryshimit të mundshëm të balancave strategjike dhe rritjen e popullatës në rajon, gjithashtu me operacionin “Stuhia e Vendosmërisë” e nisur kundër Husive në Jemen është duke “pushtuar” rendin e ditës në vend dhe në rajon.
 
Zgjerimi i organizatës ISIL, që kanë shënuar një përparësi të madhe në Irak dhe Siri, që krijojnë një problem të madh në lindje të vendit brenda popullatës në jug dhe shiitët të cilët akuzojnë për zbatim të politikës “shtypëse” dhe për “tjetërsim” janë problematikat e tjera që mbreti 79 vjeçar përballet.
 
– Ndryshimet themelore në nivelet e qeverisjes-
 
Mreti Selman me 65 vendimet e marra brenda 100 ditëve në drejtimin e fronit ka hyrë tashmë në historinë e vendit, ku vetëm 1 ditë pas ardhjes në pushtet me 6 vendime emëroi në detyre për herë të parë në familjen mbretërore anëtarët e brezit të 3-të.
 
Mbreti i Arabisë Saudite me 59 vendime të marra të cilësuara si “Stuhia e Agimit” hodhi një hap i cili mund të konsiderohet si një hap shumë rrënjësor për Arabinë Saudite.
 
Edhe pse disa analistë kanë interpretime të ndryshme për ndryshimet, mbreti Selman për herë të parë në historinë e vendit duke theksuar se ka qenë anshmëri duke vendosur në detyrë si drejtues të 2 vetëm fëmijëve dhe nipërit e Hassa es-Sudayri bashkëshortes së mbretit themelues Abdulaziz, theksohet se kjo do të sjellë polemika të reja brenda familjes mbretërore.
 
– Hapat e reformave-
 
Selman i cili ka hedhur hapa të rëndësishëm në aspektin e forcave qeverisëse, ai gjithashtu largoi një princ nga sporti dhe mediat me arsyen se është përfshirë në fjalime raciste, si dhe pezulloi nga detyra një ministër se ai debatoi me një qytetarë. Gjithashtu ai lejoi hyrjen në vend të opozitarit Kessab el-Uteybi i cili kishte 20 vjet që nuk kthehej në vend dhe gjithashtu hoqi ndalimin e daljes nga vendi të dijetarit Islam Selman el-Avde, i cili njihet me komentet liberale dhe opozitare ndaj qeverisë.
 
– “Stuhia e Vendosmërisë”-
 
Mbreti Selman gjithashtu në javën e 7-të të detyrës së tij nisi operacionin “Stuhia e Vendosmërisë” kundër Lëvizjes Ensarullah (Husi) në Jemen e cila konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në politikën e jashtme. Mbështetja politike dhe ekonomike nga vendet si Egjipti, Sudani dhe Turqia ndaj ofensivës ushtarake të Arabisë Saudite tregoi një afrimitet dhe një aleancë të re “Sunnite” në rajon.
 
Sipas disa analistësh operacionet “Stuhia e Vendosmërisë” dhe operacioni i mëpasshëm “Kthimi në Shpresë” përbën një mesazh të rëndësishëm për neutralizimin e Husive dhe në pikëpamjen e distancimit të Iranit, ndërsa për disa të tjerë cilësohet si i suksesshëm për arsyen se nuk mundi të ulë në tryezën e dialogut Husitë.
 
Nëse do të vlerësojmë një nga një problematikat me të cilat përballet mbreti Selman vijojnë si më poshtë :
 
– Problemi i moshës së drejtuesve-
 
Pas humbjes së jetës në 1953 të themeluesit të vendit, mbretit Abdulaziz, vazhdimësia e qeverisjes në fronit mbretëror nga një vëlla tek tjetri ka sjellë edhe problematikën për moshën e moshuar të drejtuesve të vendit.
 
– Problematikat e brendshme-
 
Nuk pritej që mbreti saudit Selman brenda 100 ditëve të përballonte problemet e brendshme si ajo e ndjeshmërisë ndaj Shiive dhe çështjet e zhvillimit të vendit, por ai pasi erdhi në detyrë në një deklaratë të bërë më 10 mars në televizion tha se: “Nuk ka dallim mes qytetarëve apo të një rajoni nga një rajon tjetër. Njerëzit e vendit para ligjit janë të barabartë. Në këtë çështje nuk ka tolerime”.
 
Anëtar Nderi dhe ish-Presidenti i klubit En-Nasr, Princi Memduh bin Abdurrahman bin Suud me një urdhër më 26 prill u ndalua nga pjesëmarrja në aktivitetet sportive për arsyen se përdori shprehje “raciste dhe agresive” nda një gazetari.
 
Edhe ministri ndaj ministrit të Brendshëm Emiri Muhammed Bin Selman pas një “tweeti” me përmbajtje kërcënuese ndaj popullatës Shiite e cila solli dhe reagimin e popullatës, u dha urdhër për hetimin ushtarak ndaj tij dhe gjykimin e tij në rast se konstatohet përmbajtja kërcënuese. Si dhe po të njëjtën ditë ai dha urdhër për hetimin e ministrit të Arsimit Azzam ed-Dahil, ku një mësues kishte pretenduar se është transferuar për shkak të racizmit nga një shkollë të Mekkes.
 
– Niveli i luftës kundër terrorizmit-
 
Për 100 ditë me rradhë autoritetet saudite kanë njoftuar se kanë arrestuar disa nga personat të cilët kanë patur si objektiv policinë saudite, ku forcat e policisë parandaluan sulmin nga një mjet më lëndë eksplozive ndaj ambasadës së SHBA-së në Riad më 28 prill. Në kuadër të operacionit u arrestuan 92 persona të cilët 81 prej tyre ishin si të dyshuar anëtarë të ISIL dhe se kishin planifikuar sulme ndaj vendbanimeve dhe ndaj ushtarakëve.
 
– Problemet e jashtme, Irani, kriza në Jemen dhe çështjet rajonale-
 
Mbreti Selman që në javën e 7-të të ardhjes në pushtet dha sinjalet se një nga djemtë e tij do të komandonte operacionin “Stuhia e Vendosmërisë” në Jemen. Arabia Saudite me këtë operacion do ta niste në mbështetjen e legjitimitetit në Jemen, dhe për strategjinë për dobësimin e ndikimit rajonal të Iranit pa u përballur me Iranin.
 
– Dosja Palestineze-
 
Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, İsmail Heniyye më 2 maj ceku përpjekjet e Arabisë Saudite për bashkimin e palestinezëve, dhënien fund të divergjencave mes Fetih dhe Hamasit, etj./
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit