10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

10 mënyra se si të bëni davet në rehatinë e shtëpisë suaj

Më të lexuarat

Nëse gjithmonë keni pasur dëshirë të përfshiheni në davet; tu bëni thirrje njerëzve për në rrugën e vërtetë, mirëpo e keni ndjerë veten tejet të angazhuar dhe se nuk keni aspak kohë të lirë, atëherë do ishte mirë sikur t’iu hidhje një vështrim këtyre 10 pikave të paraqitura më poshtë, se si ta shëndrroni shtëpinë tuaj në një qendër për thirrje në Islam.

Gatuaj një torte për fqinjët e tu.
Efekti që ky gjest mund të ketë tek fqinjët është mahnitës. Gjest i thjeshtë, siç është gatimi i një torteje por mund të ndryshoj përceptimet e tyre rreth Islamit dhe muslimanëve.

Janë pikërishtë këto vepra të vogla gjatë përditshmërisë sonë që i bëjnë njerëzit të mendojnë dy herë rreth asaj se si Islami paraqitet shpesh në media.

Pejgamberi ﷺ ka thënë : “O gra muslimane! Asnjëra prej jush të mos e përçmojë dhuratën e fqinjës së saj edhe sikur të jenë kockat e këmbëve të dhenve.” (Buhariu 2567).

Thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.
Hape për çdo ditë e-mailin tënd dhe dërgoju gjithë atyre që i njeh ndonjë fjalë të mirë, mbase diçka përkujtuese, ngase fjala e mirë është sadaka.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Përcilluni njerëzve mësimet e mia, qoftë edhe një ajet”. (Buhariu 3461).

Shpërndarja e një ajeti prej librit të Allahut te shoqëria jonë është thirrje për në Islam dhe njëkohësisht nxitje për ta lexuar librin e Allahut. Padyshim që libri i Allahut është ngushëllim për çdo krijesë që e ka gjoksin e ngushtuar.

Telefono ose shkruaj me ndonjë mikeshë.
Mbështetja e motrave në Islam gjithashtu është davet, në bisedë e sipër me të mund ti ndihmosh në shtimin e Imanit, jepi asaj ndonjë këshillë në lidhje me atë që e shqetëson, përkujtoje atë se duhet të stoliset me sabër dhe se gjithçka do të rregullohet.

Përkujtoja ajetet e sures El Asr.

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që porositen njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”
Surja el-Asr

Dërgo një shumë të hollash në ndonjë qendër për davet.
Një numër shumë i madh i qendrave Islame për davet janë përfshirë në përkthimin e Kur’anit, librave dhe materialeve të ndryshme fetare. Duke ju dërguar atyre donacion ju jo vetëm që do të jeni pjesmarrëse për thirrjen në Islam, por edhe do të keni shpërblime për sadakatul xharijeh (sadaka e vazhdueshme), pasi që donacioni juaj mund të ketë ndikim edhe me të gjërë, ndoshta tek gjeneratat e ardhëshme dikush pranon Islamin.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasha Allahun, të bëhesh shkak për të udhëzuar Allahu një njeri është më mirë për ty se të kesh deve të kuqe”. (Buhariu 175).

Bashkangjitja nijetin punëve rutinore.
Jeta rutinore që ju e bëni si zonjë e shtëpisë përfshinë një numër të madh të punëve të përditshme shtëpiake që vetëm me ndryshimin e nijetit tënd mund ta kthejnë përditshmërinë tënde të bezdisur në ibadet me shpërblime të shumfishuara tek i Gjithëdijshmi.

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtet, veprat vlerësohen në themel të nijetit (qëllimit); çdokujt i bie për hise ajo që ka pasur nijet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Allahu nuk e ka bërë që sadakaja të jetë e përkufizuar vetëm në dhurimin e gjërave materiale. Pra, gatimin e ushqimit zonjë e nderuar përcille me nijetin e sadakasë për familjen tënde. Pastrimin e shtëpisë bëje me nijet se je duke larguar pengesa.

Mos u dorëzo asnjëherë sepse i Dërguari i Allahut ﷺ na ka mësuar se punët më të dashura tek Allahu janë punët e pakta por që janë të vazhdueshme.

Kërko shpërblim tek Allahu ngase Ai nuk ti humb veprat e mira.

Përmirësoje gabimin që e sheh.
Shoqëria në të cilën jetojmë ne ballafaqohet me probleme prej më të ndryshmeve.

Pejgamberi ﷺ ka thënë : “Kush prej jush sheh ndonjë te keqe, le ta largoje atë me doren tij, e nëse nuk ka mundesi, atehere me gjuhën e tij, e nese as këtë nuk mundet, atëhere (sëpaku ta urrej) me zemër. Por, kjo është shkalla me e ulët e imanit.” (Muslimi 49).

Duke ua prezantuar Islamin si zgjidhje të problemeve të shumta shoqërore, ju mund tu leni njerëzve një përshtypje të mrekullueshme për çiltërsinë e Islamit.

Islami në këtë kohë është feja më e përfolur. Shkëputja e disa teksteve të Islamit që interpretohen nëpër media nga njerëz jokompetent fatkeqësisht ka shkaktuar keqkuptime tek masa e gjërë e shoqërisë. Andaj thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe drejtësi, përmisoje çdo gabim dhe keqkuptim që e has sado që të kesh mundësi dhe në çfardo lloj forme, kuptohet në suazat e Islamit.

Krijo afërsi dhe dhuroju ngrohtësi fillimisht familjarëve të ngushtë pastaj edhe rrethit më të gjërë. Mos kurse asgjë nga vetja për veprimin e punëve të mira dhe ndihmoju njerëzve nëse kanë nevojë për ndihmën tënde.

Inkurajohu me premtimin e Allahut se kush bën një vepër që peshon sa grimca atë do ta gjejë.

Shkruaj ndonjë artikull për ndonjë revistë apo faqe.
Patjetër se duhet të ketë diçka qe të ka bërë të ndjehesh e pasionuar, apo ndonjë eksperiencë që e ke pasur prej së cilës mund të përfitojnë edhe tjerët. Mere lapsin në dorë dhe lejo që idetë e tua të rrjedhin. Bazohu në Kuran dhe Sunet për gjërat që do të shkruash dhe konsultohu me njerëz të ditur për atë që ke shkruar. Do të jetë një eksperiencë për ty për të hulumtuar, si dhe për të shtuar nivelin e diturisë, dhe gjithashtu do të jetë një mundësi e vlefshme për motrat tjera që të përfitojnë.

Fillo një cikël studimesh.
Organizoni një tubim të vogël me motrat në Islam një herë në javë. Prezanto një fjalim të shkurtër rreth një aspekti të Islamit, të cilin ju e keni shqyrtuar, ose së bashku studijoni tefsirin e disa sureve të posaçme të Kuranit.

Me lejen e Allahut shtëpia yte do të bëhet shumë e bereqetshme.

Ebu Hurejra radiAllahu anhu tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu thotë:

Unë jam ashtu siç më mendon robi im dhe jam me të, nëse ai më kujton. Nëse ai më kujton Mua në vetvete, Unë do ta kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton mes një grupi (njerëzish), Unë do ta kujtoj atë mes një grupi më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet një pëllëmbë, Unë do t’i afrohem atij një krah; nëse ai më afrohet një krah, Unë do t’i afrohem atij dy pashë dhe, nëse ai vjen drejt Meje duke ecur, Unë do të shkoj drejt tij duke vrapuar!
(Buhariu 7405).

Bëhu prehje për burrin tënd.
Kur ju mbështesni bashkëshortin tuaj në përpjekjet e tij duke bërë thirrje në Islam, ju gjithashtu do të shpërbleheni. Jepni hapësirë burrit tuaj që të kaloj kohë të mjaftueshme për këtë çështje dhe ndihmojeni në ç’fardo mënyre apo forme që ju keni mundësi.

Ju jeni edukatorja e fëmijëve tuaj.
Nxitja e fëmijëve tuaj për ta kuptuar dhe dashuruar mesazhin e Islamit është pothujase arritja më e rëndësishme e davetit.

Mbajeni në mend se gjithçka që ju bëni me qëllim të ngritjes së nivelit të diturisë tek fëmijët tuaj do të jeni edhe ju pjesmarëse në shpërblimet e tyre.

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj.” (Buhariu 893 dhe Muslimi 1829).

www.islam21c.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit