3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

10 ligjet e bebeve që çdo nënë duhet t’i dijë

Më të lexuarat

1. Do të bëhem pis vetëm atëherë kur të më veshësh bukur dhe të bëhesh gati për të dalë.

2. Mos kujto rastësisht se kam fjetur dhe të ndihesh e relaksuar. Sepse, ty të takon të mendosh se kam fjetur, kurse mua më takon të mos fle.

3. Tamam fillon të mendosh se mund të provoj nëse mund të fluturoj nga ballkoni, do të qesh me ty dhe ti do të ndihesh fajtore, të premtoj.

4. Të gjithë mund të më mbajnë në krah, derisa ti të mos shkosh për kafe. Kur të shkosh për kafe, do të qaj, sepse atëherë vetëm ti do të mund të më mbash në krah.

5. Kujdes, ngase do të rrëzohem nga shtrati dhe do të jetë më e vështirë për ty sesa për mua.

6. Do të vjell në rrobat tua të reja, në shpinën tënde, aty ku mund të shohin të gjithë, përveç teje.

7. Mos ki asnjë interesim tjetër përveç meje, në të kundërtën secili prej tyre do të ndërpritet nga tone aq të larta, të cilat as vetë nuk e kam ditur që mund t’i prodhoj.

8. Njerëzit do të rrokullisin sytë sepse ti do të flasësh vetëm për mua, por do të jesh tepër e lodhur për ta kuptuar këtë.

9. Ti më ke lindur, ti edhe do të më bartësh në krah. Sa herë të më bie në mendje për këtë.

10. Nuk do ta duash askënd sikur mua, dhe nuk do të të bëjë askush tjetër nervoz sikur unë, por do ta harrosh këtë pjesë shpejt.

Nga grupi më profesional dhe i mirë që sot ekziston ” Familja dhe Shendeti “

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit