15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

10 këshilla për ditën e parë të punës

Më të lexuarat

Edhe pse ju mund të vini nga eksperienca të mëparshme profesionale ju keni entuziazëm kur filloni një punë të re dhe sulmoheni nga një breshëri pyetjesh: A do të jem në gjendje ta bëjë mirë atë? Si duhet të sillem? çfarë duhet të them që të lë gjithmonë përshtypje të mira? Dhe kështu me radhë. Disa mënyra për të kapërcyer shqetësimet janë: mjafton që në ditën e madhe të arrini të përgatitur. Por si? Ja 10 këshilla.
 
1 – Mos shkoni të lodhur
 
Të bësh një fjetje të mirë përpara ditës së parë të punës është padyshim një gjë e mençur. Ju ndihmon të qëndroni zgjuar, të kujdesshëm dhe të përqendruar me të gjithë personat e rinj që duhet të takoni dhe me të gjitha proceset e reja që duhet të mësoni. Problemi është që një natë e vetme gjumi është e pamjaftueshme për të përballuar muaj e muaj zgjime mëngjesore dhe net pa gjumë. Prandaj ideja, siç thonë edhe shkencëtarët, është të siguroni ritme perfekte të gjumit dhe të zgjimit dy javë përpara fillimit të punës në një kompani të re. Çfarë do të thotë kjo? Të flini në një orar të mirë, pa u bërë vonë dhe të zgjoheni natyrshëm në mëngjes, pa alarmin e zgjimit. Duke mbajtur këtë regjim, orari juaj i përgjithshëm rregullohet dhe kështu mund të përballoni me energjinë e duhur muajt e parë të punës.
 
2 – Testoni paraprakisht rrugën për të arritur në kohë në vendin e punës
 
Nëse shkoni me makinë, me biçikletë, me autobus dhe në këmbë është thelbësore për të testuar paraprakisht rrugën që ju do të bëni nga shtëpia në punën tuaj të re. Kjo ju lejon të dini me precizion se sa kohë ju duhet më të mos arritur me vonesë. Nëse ndodh që në ditën e parë, kjo është një fatkeqësi. Mos shpresoni të llogarisni shumë me ndihmën e internetit. Edhe saitet e  lokalizimit më të besueshme nuk janë në gjendje të llogarisin me saktësi kohën për të arritur në një vend të caktuar. Në fakt, nuk mund t’ju sigurojë apo parashikojë nëse rrugës ka shumë trafik.  Të arrini me vonesë dhe të justifikoheni me arsyetimin e trafikut nuk funksionon kurrë, sepse edhe kolegëve të tjerë u është dashur të përballen me të njëjtin problem, por ja kanë arritur gjithsesi të arrijnë në orar. Megjithatë, nëse ju lëvizni me transport publik, duhet të jeni siguruar të mësoni oraret e nisjes dhe të mbërritjes të autobusëve dhe të trenave për të gjitha lëvizjet që duhet të bëni. Në momentin që ju do të merrni transportin publik dhe nuk do të mund të parashikoni se ai është veçanërisht i zënë, përgatitni një plan B për transportin. Edhe kur të dini ekzaktësisht kohën e udhëtimit nga shtëpia juaj deri në zyrë, gjithsesi nisuni 10 minuta përpara. Të arrish më përpara ditën e parë, nuk bën keq.
 
3 – Zgjidhni veshjen e duhur
 
Edhe në vendet e punës ku veshjes i kushtohet pak vëmendje ekziston një kufi midis të shkujdesjes dhe çrregullsisë. Këtë kufi nuk duhet ta kaloni kurrë. Kështu që, edhe pse shkoni në punë në një agjenci krijuese, evitoni bluzat e pambukut shumë qesharake, xhupat sportivë ose sheshkat. Edhe pse detyra mund të jetë e pëlqyeshme, gjithsesi jeni në një vend pune. Prandaj, rregullohuni me kodin e veshjes së agjencisë që nga intervista: do ta kuptoni nga mënyra se si janë veshur përzgjedhësit. Nëse nuk e kujtoni, telefoni një përgjegjës të personelit përpara ditës së parë dhe i kërkoni nëse ka rregulla për t’u respektuar për mënyrën e veshjes. Edhe pse nuk mund të kenë një kod të saktë, me siguri do t’ju japë disa këshilla të vlefshme. Specifikja për gratë: evitoni veshje që janë të tejdukshme. Ndër të tjera, ekzistojnë kërkime që e konfirmojnë këtë: gratë që veshin veshje shumë provokuese në vendet e punës kanë më pak promovime dhe ngritje në detyrë.
 
4 – Mos jini vetja juaj, ose të paktën, jo menjëherë
 
 Dita e parë nuk duhet t’ju ikë: është vendimtare. Përmbahuni, frenohuni, edhe pse jeni energjikë, llafazanë dhe me iniciativë. Qëndroni në vendin tuaj pa u vënë shumë re. Në fillim, nevojitet një profil i ulët. Në të kundërt, nëse jeni tipa të heshtur dhe të qetë, jini pak më shumë të gjallë se zakonisht dhe shtoni ndonjë buzëqeshje. Më pas, në javën apo në javët e ardhshme, duke kuptuar në mirë kontekstin për të vepruar, kthehuni te vetja juaj. Me temperamentin dhe karakterin tuaj të zakonshëm. Nëse mund të kufizoni batutat qesharake dhe dëshirën për të shkëlqyer me çdo kusht, në ditët e para është më mirë. Ose, nëse ju caktojnë detyra të mërzitshme mos bëni fytyra të çuditshme dhe mos u ankoni. E gjithë kjo do t’ju ndihmojë që mos të etiketoheni që ditën e parë vetëm mbi bazën e paragjykimeve dhe impresioneve të rrufeshme. Duhet të kuptoni se cilët janë kufijtë që nuk duhen shkelur. Kur t’i dini, mund t’i shënjoni. Por gjithmonë me modernitet.
 
 
5 – Mbani shënime
 
Prezantime, takime, shtrëngim duarsh. E sigurt, që nga dita e parë e punës do të njihni shumë njerëz dhe do të merrni instruksione, udhëzime, rregulla. Si të orientoheni në këtë xhungël? Mbani shënime! Në një tabelë ose një smartphone, nëse jeni të shkathtë në të shkruar, ose në një bllok të vogël shënimesh që e mbani në xhep dhe që mund ta nxirrni në momentin e parë të domosdoshëm, ndoshta kur nuk jeni shumë të zënë në prezantime të ndryshme. Veçanërisht shkruani emrat dhe rolet: janë elementet më domethënës për t’u ditur. Çdokush, në një zyrë, do të ndihet mjaftueshëm i rëndësishëm kur di që të tjerët kujtohen për emrin e tyre menjëherë. Ju duhet të luani këtë lojë.
 
6 – Nuk dini ndonjë gjë? Pyesni
 
Nëse shefat tuaj ju dorëzojnë një detyrë dhe ju nuk e kuptoni menjëherë se çfarë ju takon të bëni, gjendeni para dy rrugëve: të bëni një pyetje rrezikoni më shumë të dukeni pak budalla, ose të heshtni dhe të përfundoni detyrën jo të sigurt duke mos i kuptuar mirë informacionet. Këshilla është që të pyesni, që nga detajet e mbledhjes së parë. Edhe pse ndonjëherë ju duket sikur shtroni pyetje idiote, në të vërtetë jepni përshtypjen e kundërt ose: të kujdesshëm, precizë dhe të thellë. Nëse keni dyshime për punën tuaj bëni të njëjtën gjë: ngrijeni kokën dhe pyetni. Mos kini frikë. Sigurisht, mos i bëni çdo 5 minuta. Në këtë rast do të dukeni të papërshtatshëm. Gjithmonë kërkoni që të jeni të dobishëm, qoftë me kolegët, qoftë me eprorët dhe nëse nuk keni asgjë për të bërë në një moment të caktuar të ditës mos u hutoni në rrjetet sociale dhe me e-mail-et personale: nëse do të “zbulonin”, dita e parë do të ishte fatale.
 
7 – Bëni detyrat në shtëpi
 
Nëse ka një mënyrë për të bërë figurë të mirë me shefin qysh ditën e parë, është ajo që t’i bëni të kuptueshme menjëherë që ju e dini shumë mirë se çfarë bën dhe si funksionon agjencia apo kompania juaj e re. Prandaj, studioni saitin e biznesit që nga fillimi deri në fund dhe lexoni të gjitha artikujt e fundit që flasin për kompaninë. Një lëvizje inteligjente është ajo që të vendosni një alarm në llogarinë e postës tuaj elektronike me emrin e kompanisë të paktën disa javë përpara. Kështu, në fund të ditës do të dini se kush ka folur për punëdhënësin tuaj të ri dhe çfarë ka thënë. Sigurisht, ju nuk duhet të shfaqni menjëherë përgatitjen tuaj për kompaninë. Mbajeni për vete deri në momentin kur do t’ju duhet. Në çdo rast do t’ju ndihmojë që mos të thoni budallallëqe dhe gafa përpara shefave tuaj. Nëse lexoni në internet diçka interesante për shefin tuaj, bëjani të kuptueshme që e dini vetëm në momentet e përshtatshme. Përndryshe, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për informacione në lidhje me jetën e tij private, rrezikoni të jeni i panevojshëm ose më keq akoma, të bezdisshëm.
 
8 – Merrni drekë me vete
 
Në çdo vend pune ka mënyra të ndryshme të konceptimit të pushimit të drekës. Duket që pak e përjetojnë si një moment të vërtetë pushimi. Në fakt, janë të shumtë ata që me një dorë vazhdojnë të dërgojnë e-mail-e dhe me tjetrën mbajnë një sanduiç për ta kafshuar hutueshëm. Derisa nuk dini se cilat janë “ritualet” e punës tuaj të re, arrini atje, që në ditën e parë të punës me një “tas” që mban ushqimin që pëlqeni me shumë për drekë. Të ngrënit e ushqimeve të blera në ditën e parë të punës nuk do të ishte një shenjë e mirë për pjesën tjetër të përvojën tuaj atje. Akoma më keq nëse do të kishte një vend për ta blerë ushqimin, rreziku është që mund të mbesësh pa ngrënë asgjë. Në këtë rast, të jeni të uritur për të gjithë pasditen do të ishte vërtet e trishtueshme. Mos harroni që ditën ta filloni me një mëngjes të pasur me karbohidratet e duhura. Të kalosh një mëngjes me shtrëngim duarsh dhe prezantime kërkon shumë energji. Nëse kolegët tuaj ju ftojnë me ta për një drekë jashtë, përfitoni për t’u shoqëruar dhe lëreni drekën tuaj.
 
 
9 – Mos flisni, dëgjoni
 
Ndoshta keni supozuar për të ndryshuar diçka në mënyrën e të punuarit të zyrës tuaj të re apo për të sjellë ide dhe pikëvështrime të reja. Ende, çdo vend pune është “konservator” dhe armiqësor ndaj ndryshimeve. Kështu që, edhe pse mund të keni idetë më të reja të botës dhe jeni pikërisht aty për t’i dhënë një “dorë” ambientit, ditën e parë qëndroni në vendin tuaj. Mënyra më e mirë për të fituar besimin dhe respektin e të tjerëve është ajo që t’i dëgjoni. Në qetësi dhe me vëmendje, duke respektuar opinionet të gjithsecilit dhe sigurohuni që mos të propozoni idetë tuaja të tilla si ato që i gjithë universi po priste gjithmonë.
 
10 – Flisni qartë
 
Shefat, në shumë raste, nuk mund të lexojnë mendimet e punonjësve të tij. Ose anasjelltas. Prandaj, të komunikoni në mënyrë të qartë është e rëndësishme për të ndërtuar një raport të mirë profesional. Ka menaxher që preferojnë të jenë të informuar për gjithçka: problemet, progresin e projekteve, raportet me klientët. Ndërsa disa të tjerët zgjedhin një pozicion më ndryshe, duke dashur të “bezdisen” vetëm në rastin e të rejave më të rëndësishme. Kuptojeni atëherë gjuhën, pritshmërinë dhe stilin menaxhues të shefit tuaj. Në këtë mënyrë, do të krijoni menjëherë një raport mjaft të mirë me të.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit