7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

10 fakte me atë çfarë po ndodh në Gutën Lindore

Më të lexuarat

Në Gutën Lindore pranë kryeqytetit Damask të Sirisë të cilën regjimi i Bashar al-Asadit e mban nën rrethim po ndodh një nga krizat më të mëdha njerëzore të shekullit 21.

Rajoni me një territor prej 104 kilometra katrorë që pëfshin disa komuna dhe zona në lindje të Damaskut është bërë skenë e katastrofës më të madhe të luftës së brendshme.

Foshnjat dhe fëmijët janë viktimat më të mëdha në Gutën Lindore të cilën regjimi i Asadit krahas sulmeve ajrore dhe tokësore e godet edhe me “armën e urisë”. Në shumë raste që Anadolu Agency (AA) ka filmuar vërehen se foshnjat dhe fëmijët ndodhen në një situatë ku edhe “kockat u numërohen nga uria” por gjithashtu vërehet se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër veçse të presin vdekjen në heshtje.

– Ngjarjet në Gutën Lindore në 10 fakte janë si më poshtë:

1. Ku ndodhet Guta Lindore, kush jeton atje?

Ndodhet 10 kilometra në lindje të qendrës së kryeqytetit Damask të Sirisë. Jetojnë rreth 400 mijë civilë, nga të cilët gjysma fëmijë. Opozitarët usharakë mbrojnë rajonin nga regjimi.

2. Cilët vdesin?

Në sulmet e regjimit dhe herë herë të avionëve rusë vdesin civilët. Në 3 muajt e fundit jetën e kanë humbur më shumë se 700 civilë, në 3 ditët e fundit më shumë se 200 civilë.

3. Mes të vdekurve a ka gra dhe fëmijë?

Në 3 muajt e fundit janë masakruar 185 fëmijë dhe 109 gra.

4. Si jeton popullata?

Popullata për më shumë se 5 vite ndodhet nën rrethim (bllokadë). Përafërsisht një vit, ushqimi i mjaftueshëm dhe furnizimet mjekësore nuk mund të hyjnë në rajon. Foshnjat, fëmijët dhe pacientët e sëmurë vdesin sepse nuk mund të ushqehen mjaftueshëm dhe nuk mund të shërohen.

5. Me cilat armë vritet popullata?

Regjimi i Asadit i vret me armët kimike, me bomba fuçi, vakum, thërrmuese, bomba për shkatërrimin e bunkerëve dhe mortaja.

6. Sa herë janë përdorur armë kimike në Gutën Lindore?

Regjimi ka sulmuar Gutën Lindore 46 herë me armë kimike që nga fillimi i luftës e deri më tani. Në masakrën më 21 gusht 2013 u vranë më shumë se 1.400 civilë. Regjimi këtë vit ka përdorur gazin e klorit 3 herë në rajon.

7. Cila është arsyeja për regjimin?

Regjimi fshihet pas arsyetimit të “luftës kundër terrorizmit”. Pretendon se “terroristët” në Gutën Lindore i përdorin civilët si mburojë dhe se ata kanë në objektiv me raketa kryeqytetin.

8. Përse Guta Lindore është e rëndësishme për Asadin?

Pallati i Asadit është mjaft e afërt në rajon, për të dëgjuar zërat e bombave dhe për të parë tymin. Ai dëshiron t’i japë fund gjithë rezistencës brenda kryeqytetit.

9. Çfarë bën OKB-ja?

Shtetet e mëdha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk po kalojnë në veprim. Përveç deklaratave të zyrtarëve të nivelit të ulët të OKB-së, nuk është ndërmarrë asnjë hap për të detyruar regjimin.

10. A e përfshin Gutën Lindore marrëveshja e Astana-s?

Turqia, Rusia dhe Irani më 4-5 maj 2017 e shpallën Gutën Lindore zonë të pakësimit të tensioneve. Por, Rusia si vend garantues nuk e pengoi regjimin që të shkelë në mënyrë të përsëritur armëpushimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit