3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

10 fakte mbi Qaben që ndoshta nuk i keni ditur

Më të lexuarat

-Lisa Zahran

Qabja është vendi më i shenjtë i muslimanëve në të gjithë botën. Ajo gjendet në qendër të Xhamisë së Haramit, në Mekë, Arabinë Sauditë. Kudo në botë, muslimanët kthehen me fytyrën nga Qabja gjatë faljes, të njohur ndryshe si kibla (drejtimi i faljes).

Vazhdoni të lexoni për t’u njohur me 10 detaje të mahnitshëm mbi Qaben që mund të mos i keni ditur.

1. Qabja është rindërtuar disa herë

Qabja është dëmtuar disa herë nga katastrofa natyrore, të tilla si përmbytjet, por gjithashtu është sulmuar edhe qëllimisht. Si rrjedhojë, ajo është dëmtuar dhe restauruar disa herë. Shumica e historianëve pretendojnë se Qabja është rindërtuar rreth 12 herë. Restaurimi i fundit është kryer në vitin 1996 duke përdorur teknologjinë më të fundit me synimin për ta forcuar dhe bërë rezistente ndaj katastrofave. Rindertimi i qabes

Qabja gjatë restaurimit në vitin 1996
Qabja gjatë restaurimit në vitin 1996
Restaurimi i hatemit (pjesa ne  forme gjysme hene perreth Qabes), 1996
Restaurimi i hatemit (pjesa ne forme gjysme hene perreth Qabes), 1996

A e dinit se profeti Adem, profeti Ibrahim, profeti Ismail dhe profeti Muhamed (paqja qofte mbi ta) kane marrë pjesë në restaurimin e Qabes?

2. Ngjyra e kisuas (mbulesës së Qabes) ka ndryshuar

Kisua është mbulesë e zezë prej cope të fortë që mbulon Qaben. Por a e dinit se ajo nuk ka qenë gjithmonë e zezë siç mund të mendojë shumica prej nesh?

Nje kisua e vjeter (mbulesa e Qabes)
Nje kisua e vjeter (mbulesa e Qabes)

Tradita e mbulimit të Qabes filloi gjatë sundimit të fisit të Xhurhumit. Më vonë, Profeti Muhamed a.s e mbuloi Qaben me një copë të bardhë nga Jemeni. E kuqja, e gjelbra dhe e bardha janë disa nga ngjyrat e përdorura nga disa kalifë. Abasidët përfundimisht vendosën të përdorin vetëm ngjyrën e zezë për t’i dhënë fund ndërrimit të shpeshtë të ngjyrës së Kisuas. Që prej asaj kohe, e zeza është ngjyra e vetme e përdorur.

3. Forma e Qabes ka ndryshuar

Në origjinë, bazuar në themelet e hedhura nga profeti Ibrahim, Qabja kishte formën e shkronjës D. Ajo mori formë kubike pasi u rindërtua nga Kurejshët përpara ardhjes së Islamit. Ata nuk mundën ta ndërtojnë të gjithë strukturën për shkak të mungesës së fondeve. Pjesa e mbetur jashtë sot quhet hatem (pjesa në formë gjysmë hëne) dhe shënohet nga një mur i vogël.

4. Qabja dikur ka pasur më shumë se një derë

Në origjinë, Qabja ka pasur dy dyer, një për të hyrë dhe një për të dalë. Ajo gjithashtu kishte një dritare në një nga muret e saj. Aktualisht, Qabja ka vetëm një derë dhe asnjë dritare, edhe pse gjendet një derë e brendshme që mundëson ngjitjen në tarracë.

5. Çfarë ka brenda Qabes?

Në pjesën e brendshme të Qabes gjenden tre shtylla në të cilat varen kandilë. Mes shtyllave gjendet një tavolinë e vogël ku vendosen parfume. Në mure varen pllakata me emra në përkujtim të sundimtarëve që e kanë restauruar. Një cohë e gjelbër e zbukuruar me ajete kur’anore mbuon pjesën e sipërme të mureve. Muri i djathtë ka një derë të artë të quajtur Bab el-Tauba (dera e pendimit) që lidhet me shkallët përmes të cilave mund të ngjitesh në tarracë.

Pamje nga brenda Qabes
Pamje nga brenda Qabes

6. Guri i Zi është i thyer

Guri i Zi dikur ishte një gur i madh dhe i plotë, por aktualisht ai përbëhet nga thuajse 8 copa me madhësi të ndryshme të futura brenda një kornize argjendi. Dëmtimi është shkaktuar nga një numër ngjarjesh fatkeqe përfshi përmbytjet, rrethimet dhe vjedhjet. Korniza e argjendtë është bërë nga Abdullah bin Zubejri.

7. Familja Al-Sheibi ka qenë kujdestarja e përhershme e Qabes
A nuk është e mahnitshme që vetëm një familje ka mbajtur çelësin e Qabes që nga periudha paraislame? Ata kanë qenë kujdestarët e Qabes gjatë 15 shekujve të fundit. Çelësi trashëgohet nga pjesëtari më i moshuar i familjes.

Çelësi i Qabes
Çelësi i Qabes

 

8. Ceremonia e pastrimit të Qabes organizohet dy herë në vit

Ceremonia e pastrimit mbahet gjatë muajve Shaban dhe Dhul Kada nga familja Al-Sheibi. Një solucion i posaçëm pastrues përgatitet me ujë zemzem, ujë trëndafilash nga Taifi dhe vaj oudi. Guvernatori i Mekës fton udhëheqës të ndryshëm për të marrë pjesë ne ceremoni.

9. Dikur, dyert e Qabes ishin të hapura për këdo

Fillimisht, kushdo mund të futej dhe të lutej brenda Qabes. Ndërsa numri i pelegrinëve që donin të futeshin brenda saj u rrit, Qabja s’mund të ishte më e aksesueshme nga kushdo. Tashmë ajo hapet me raste për miq të veçantë.

Njerëzit duke u lutur në Qabe
Njerëzit duke u lutur në Qabe

10. Tauafi (rrotullimi) rreth Qabes nuk ndalet kurrë

Një nga gjërat më të mahnitshme rreth Qabes është se tauafi rreth saj nuk ndalet kurrë, përveç kohës kur kryhet falja kolektive. Edhe gjatë incidenteve, për shembull gjatë përmbytjeve, njerëzit kanë bërë tauaf duke notuar.

Burimi: ilmfeed.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit