9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

10 arsye pse nuk duhen neglizhuar të qarat e foshnjës

Më të lexuarat

Kohët e fundit flitet shumë për metodën e mosreagimit ndaj të qarave të foshnjës, sidomos kur bëhet fjalë për ta mësuar atë të flejë vetë. Sipas kësaj metode, kur foshnja qan, prindi nuk duhet të reagojë për të nxitur kështu foshnjën të qetësohet vetë, por shumica e studimeve shkencore kundërshtojnë këto metoda edukimi. Në bazë të këtyre studimeve, më poshtë po radhisim pse mosreagimi ndaj të qarave të foshnjës nuk duhet aplikuar nga prindërit.

1. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës mund të shkaktojë dëmtime në trurin e fëmijës.
Foshnjët qajnë si mënyrë për të na komunikuar nevojat dhe kur ne nuk përgjigjemi ato përjetojnë stres. Shkenca ka treguar se stresi në foshnjëri mund të ndikojë negativisht në trurin e fëmijës.

2. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës mund të dëmtojë zhvillimin intelektual, emocional dhe social.
Dr. Michael Lewis në një nga studimet e tij dëshmoi se “Ndikimi i vetëm më i rëndësishëm për zhvillimin intelektual të fëmijës ishte reagimi i nënës ndaj nevojave të foshnjës”

3. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës krijon një fëmijë joempatik
Studimet tregojnë se pavarësisht se fëmija mund të pushojë vetë të qarat, koj nuk ndodh se fëmija ka gjetur zgjidhjen për tu qetësuar, por sepse nuk ka më shpresa për të marrë reagimin dhe kujdesin e prindit. Në këtë mënyrë, foshnja largohet nga prindi dhe shpesh nuk krijon aftësi të mira të empatisë (kuptim i ndjesive të të tjerëve)

4. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës është i dëmshëm për marrëdhënjen prind-fëmijë
Një fëmijë që lihet të qajë ka më pak gjasa të mbështetet tek prindërit në momentet kur ka nevojë.

5. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës u krijon fëmijëve pasiguri
Studimet tregojnë se fëmijët që rriten nga prindër mosreagues ndaj nevojave të fëmijëve në mënyrë konsistente dhe të ndjeshme, bëhen të rritur të pasigurt dhe këtë pasiguri e shfaqin në vështirësi në krijimin e marrëdhënjeve me të tjerët, ankth, xhelozi dhe varësi.

6. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës shpesh nuk funksionon
Disa fëmijë nuk heqin dorë nga e qara sepse nuk e besojnë që prindi nuk do afrohet, ndaj të qarat mund të vazhdojnë për orë të tëra, madje të kalojnë edhe në të vjella, dridhje të pakontrollueshme të trupit apo lemza.

7. Edhe kur kjo metodë funksionon, të qarat nuk janë më të pakta herën tjetër
Prindërit që lenë fëmijën të qajë derisa të qetësohet dhe të flejë vetë, detyrohen ta bëjnë këtë herë pas here, pasi fëmija gjatë zhvillimit të tij, vazhdimisht provon tentativën e prindit për të reaguar dhe për tu kujdesur.

8. Mosreagimi i prindërve ndaj të qarave të foshnjës nuk respekton nevojat e fëmijës
Dr. William Sears thotë “Fëmijët janë shumë të shtrenjtë dhe nevojat e tyre janë shumë të rëndësishme për tu neglizhuar dhe për tu bërë viktimë e këshillave të pamenduara mirë”

9. Gjumi i thellë pas të qarave është shpesh pasojë e traumës
Fëmijët që qajnë shumë dhe më pas bien në gjumë të thellë nuk tregojnë se këto metoda funksionjnë. Përkundrazi, fëmijët bien në gjumë te thellë zakonisht pas një experience të lodhshme dhe traumatike.

10. Na duhet më shumë dashuri
Depresioni, dhuna dhe krimet janë në kulmin e tyre ndaj si qënje njerëzore duhet të mësojmë të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin. Të përballesh që në foshnjëri me idenë se nuk mbështetesh dot tek prindërit nëse ke një nevojë, është një mësim shumë i ashpër dhe mund të jetë rrënja e të gjitha problemeve sociale që po hasim.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: http://www.phdinparenting.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit