16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

​Dita e Binjakëve shënohet sot në Kosovë

Më të lexuarat

Katër gushti është dita e cila në gjithë botën shënon Ditën e Binjakëve.

Këtë ditë që nga viti 1976 në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme, ndërsa për herë të parë në Kosovë do të bëhet një organizim i tillë duke mbledhur në sheshin e Prishtinës të gjithë prindërit me fëmijë binjakë, trinjakë apo më shumë.

Që nga viti 1976 ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht.

Aty marrin pjesë binjakë nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve arrin deri në dy mijë çifte. Sipas një studimi të fundit të realizuar në SHBA del se numri i lindjeve të binjakëve është duke u rritur vazhdimisht.

E sipas të njëjtit studim gratë mbi moshën 30 vjeçare kanë më shumë gjasa të lindin binjakë. Edhe femrat e gjata kanë më tepër gjasa të lindin binjakë, ndërsa nënat e binjakëve mund të jetojnë më gjatë.Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash.

Sot nga ora 11:00 do të bëhet parakalimi i prindërve me fëmijët binjakë, trinjakë e të tjerë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë./KP

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit