8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ҫfarë do të ndodhë me numrin e ministrive mbas ligjit të ri?

Më të lexuarat

Reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët më seriozë ndërkombëtarë.Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, theksoi ditë më parë se reformat të cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen. Zyrtarët e Qeverisë thonë se Kosova së shpejti do të ketë edhe ligjin për Qeverinë.

Kosova së shpejti do të ketë ligj për Qeverinë. E tashmë vendi ynë e ka ligjin për organizimin dhe funksionalizimin e administratës shtetërore dhe ligjin e pagave.

Koordinatori nacional për reforma, Besnik Tahiri, thotë për RTK se ligji për Qeverinë parasheh në detaje rregullimin e të gjitha ministrive dhe zv.ministrave.

Ai konsideron se është e palogjikshme që në zyrën e kryeministrit të jenë 700 punëtorë të agjencive të ndryshme, prandaj kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët më seriozë ndërkombëtarë.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, theksoi ditë më parë se reformat të cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen.

Ai njëkohësisht ri-konfirmon mbështetjen financiare të Qeverisë Gjermane për Kosovën.

Edhe indeksi i Bankës Botërore e ka radhitur Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor për cilësinë e procesit të polikë-bërjes në Qeveri. Ndërkaq në nivel ndërkombëtar, nga 187 vende të botës Kosova renditet e 24-ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit